Top
+383 44 54 64 53
Kujtim Kërveshi
Partner Menaxhues – Avokat

Kujtim Kërveshi është Partneri ynë Menaxhues– Avokat, i cili ka specializuar në ligjin civil, të drejtën procedurale civile, të drejtën tregtare, të drejtën e investimeve dhe arbitrazhin / ndërmjetësimin tregtar. Z. Kërveshi është ish anëtar i Këshillit të Prokurorial të Kosovës dhe Nën-kryetar i Panelit Disiplinor të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Ai ka punuar me programe të ndryshme të USAID-it në Kosovë në krijimin e sistemit alternativ të zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në Kosovë (arbitrazh dhe ndërmjetësim) duke i trajnuar ndërmjetësuesit dhe arbitrit. Ai ka dhënë një kontribut të konsiderueshëm në krijimin e Qendrës ADR të Dhomës Amerikane të Tregtisë, si dhe Tribunalit të Përhershëm të Arbitrazhit në Odën Ekonomike të Kosovës, gjithashtu edhe në sistemin e përmbarimit privat. Para këtyre detyrave, Z. Kërveshi ka shërbyer si Këshilltar kryesor Ligjor në Ministrin e Drejtësisë të Kosovës dhe ka punuar në disa programe ndërkombëtare. Z. Kërveshi ka shërbyer si Koordinator në Zyrën Ligjore të Kryeministrit. Në vitin 2005, ai ka ofruar mbështetje thelbësore në krijimin e Ministrisë së Drejtësisë, Ministrinë e Brendshme, Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës duke udhëhequr ekipin kosovar në zhvillimin e kritereve dhe përgjegjësive të këtyre institucioneve. Z. Kërveshi është një nga avokatët kryesorë të Kosovës, aktualisht i përfshirë në disa nga çështjet më komplekse, ai është arbitër tregtar dhe ndërmjetësues me përvojë dhe ka ndjekur disa trajnime në Dhomën Ndërkombëtare të Tregtisë në Paris. Z. Kërveshi ka mbi 12 vjet përvojë të ligjërimeve në universitete në të drejtën e procedurës civile, arbitrazhit, të drejta ndërkombëtare private dhe transaksione ndërkombëtare.

Telefoni : +383 44 54 64 53

E-MAIL : kkerveshi@kerveshi.com

Na kontaktoni