Top
+383 44 54 64 53
Kaltrina Lokaj
Bashkëpunëtore

Zonjusha Lokaj është një nga juristet më premtuese. Më herët ajo i është bashkuar njërës nga firmat kryesore të avokatisë në Kosovë, firmës Judex, e themeluar nga Z. Kërveshi nga viti 2017 deri në vitin 2019 si bashkëpunëtore e re ligjore. Kur anëtarët themelues të Judex Law Firm shpërndanë këtë firmë, zonjusha Lokaj ka vazhduar punën me Kërveshi & Partners si bashkëpunëtore e re, pastaj ka kaluar në pozitën e bashkëpunëtores. Para se t`i bashkohet ekipit tonë, ajo gjithashtu ka shërbyer si juriste në Programin për përmbarimin e kontratave dhe mosmarrëveshjeve të USAID. Zonjusha Lokaj ka diplomuar në Drejtësi në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” – Fakulteti i Drejtësisë. Ajo ka qenë pjesëmarrëse në Garën Ndërkombëtare të Ndërmjetësimit Tregtar në Paris (ICC) dy herë, një herë si studente dhe një herë si bashkë-trajnerë. Ajo gjithashtu ka marrë pjesë në Garën e Arbitrazhit në Varshavë. Ajo është një nga udhëheqëset e reja kryesore për ndërmjetësim tregtar në Kosovë, aktive që nga viti 2013. I flet rrjedhshëm gjuhët shqipe dhe angleze.

Telefoni: +383 44 54 64 53

E-MAIL : klokaj@kerveshi.com

Na kontaktoni