Top
+383 44 54 64 53

Mirë se erdhët në
Firmën e Avokatisë
Kerveshi & Partners

"Ne gjithmonë kujdesemi seriozisht për klientët"

Firma e Avokatisë Kerveshi & Partners është themeluar në Prishtinë, Kosovë. Firma është e përkushtuar për të ofruar cilësi të përsosur dhe ekspertizë në shërbimet juridike të biznesit ndërkombëtar dhe vendor. Firma e avokatisë ofron një gamë të gjerë shërbimesh juridike, siç janë rastet komerciale/civile, administrative/rregullatore dhe të rasteve të krimeve të ”jakës së bardhë”.

Firma është një ekip avokatësh, aktualisht 5 avokatë janë të regjistruar në Odën e Avokatëve të Kosovës. Firma ka të vendosur një strukturë dhe mekanizëm të sigurimit të cilësisë. Ne ofrojmë shërbime në një spektër më të gjerë fushash praktike në Kosovë sikurse që janë ato komerciale dhe civile, publike dhe administrative.

Ne këshillojmë, mbrojmë/përfaqësojmë në të gjitha nivelet e gjykatave dhe agjencive publike në Kosovë duke përfshirë arbitrazhin ndërkombëtar. Kemi raste gjyqësore aktive në rritje në spektrin e përmendur më lart.

Shërbimet e firmës sonë janë gjithëpërfshirëse por të përshtatura për nevojat e klientit ku Zgjidhja Alternative e Mosmarrëveshjes është mekanizëm i mbështetur fuqishëm nga ne. Partneri ynë financues është kontribuues i shkëlqyeshëm në themelimin dhe lulëzimin e ndërmjetësimit dhe arbitrazhit tregtar në Kosovë.

Aktiviteti ynë mbështetet nga një përvojë dhe njohuri të gjerë në secilën prej ndërthurjeve të nevojshme ligjore të cilat në të kaluarën kanë dëshmuar të jenë të suksesshme dhe i kanë lejuar firmës sonë për të dhënë zgjidhjen e saktë për klientët e saj. Megjithatë, duke qenë të vetëdijshëm për nevojën për të qëndruar në krah të ndryshimeve dhe praktikave në fushën e drejtësisë, ne mbetemi të përditësuar, jo vetëm në formacionin që merr pjesë në seminare, forume apo konferenca që kanë të bëjnë me drejtësinë jo vetëm në nivel të vendit, por gjithashtu edhe brenda kornizës ndërkombëtare.

Firma jonë bën një ndryshim për klientët tanë, dhe njëri-tjetrin. Juristët tanë të rinjtë janë aktivë dhe pjesë e proceseve gjyqësore. Avokatët tanë partnerë të ngritur nga pozicionet e jurist në nivelin që ata janë aktualisht në firmë bazuar në punën e tyre të vështirë dhe meritokracinë e vendosur. Kohët e fundit, avokati i jashtëm z. Ben Emmerson SQ i cili i është bashkuar ekipit tonë, përfaqëson një nga mendjet më të mira të avokatisë në Botë në fushën e së drejtës publike. Ne rritemi së bashku me klientët tanë të rinj duke ju shërbyer nevojave të tyre në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare.